08:54 / E Enjte, 23 Nëntor 2023 / mp

Policia jep detaje për shpërthimin në “Kodrën e Trimave”

Në lagjën “Kodra e Trimave” dyshohet të ketë hasur mjete shpërthyese. Policia ka dhënë detaje duke treguar se dyshohet se mjeti shpërthyes ka qenë garantë dore, i cili ka shpërthyer në rrethana (ende) të panjohura.

Njësitet policore pas pranimit të informatës për një shpërthim, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe kanë takuar dy ankuese kosovare, të cilat kanë deklaruar se si pasojë e shpërthimit në afërsi të shtëpive të tyre u janë shkaktuar dëme materiale në pronat e tyre dhe në një veturë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e  PK-së për deminim, ku dyshohet se mjeti shpërthyes ka qenë garantë dore, i cili ka shpërthyer në rrethana (ende) të panjohura. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. 

Ndryshe, Indeksonline ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, në inçizimin e siguruar shihen policë në vendin e ngjarjes.