75 Mall Live Search
09:04 / E Martë, 18 Shkurt 2025 / Z S

Policia jep detaje nga plagosja me armë zjarri në Ferizaj

Gjatë ditës së djeshme në kuadër të përvjetorit të pavarsisë së Kosovës në Ferizaj u shënua një incident me armë zjarri.

Gjatë këtij incidenti u shkreh edhe arma e zjarrit.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje, u lëndua një person, i cili u transportua me autoambulancë në Qendrën Emergjente.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë zëdhënësi rajonal i policisë, Kanun Veseli.

“Dy persona janë shoqëruar drejt stacionit policor. Nga vendi i ngjarjes është sekuestruar një armë e zjarrit”, deklaroi Veseli.

Ai theksoi se një person i mitur është ndaluar për 24 orë./Indeksonline/