08:31 / E Hënë, 27 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Policia jep detaje nga vrasja në Podujevë

Mbrëmjen e djeshme, IndeksOnline raportoj se një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Dumnicë të Podujevës.

Fillimisht u dyshua se S.S. u privua nga jeta me armë zjarri.

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh ka konfirmuar vdekjen e tij dhe ka cilësuar si vrasje duke dhënë edhe detaje të tjera lidhur me këtë rast.

Në vendin e ngjarjes, ku vdiq viktima, përveç policisë ka dalë edhe prokurori. Me urdhër të tij trupi i pajetë u dërgua në obduksion.

Deri më tani nuk ka të arrestuar.

‘’Fsh. Dumnicë e Epërme, Podujevë 26.03.2023 – 18:08. Një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime.’’ thuhet në raportin e policisë. /IndeksOnline/