Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Gllarevë
Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka konfirmuar se një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:50 minuta në Gllarevë të Klinës.
Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Xhevat Ibra ka thënë për Indeksonline se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.
Sipas tij, nga ky aksident kanë pësuar lëndime trupore katër persona derisa të njëjtit janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës dhe bëhet e ditur se janë jashtë rrezikut për jetë.
“Mund të ju konfirmojmë se sot rreth orës 16:50 ka ndodhur një aksident mes tri automjeteve. Sipas informacioneve që ka policia katër persona kanë qenë të lënduar mirëpo të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Ibra për Indeksonline.
Si pasojë e këtij aksidenti, në magjistralen Pejë-Prishtinë janë krijuar edhe kolona të gjata, pothuajse deri në 10 kilometra.
Qytetarët kanë dërguar në adresë të Indeksonline pamje ku shihet se është krijuar tollovi e madhe në komunikacion rrugor.
Më poshtë shikoni pamjet:
/Indeksonline/