21:55 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Skenderaj, pesë persona të lënduar

Sonte një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Runikë të Skenderajit.

Indeksonline mësoi se nga ky aksident disa persona kanë pësuar lëndime të rënda.

Rreth këtij rasti kontaktuam zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Avni Zahiti që konfirmoi aksidentin.

“Nga informatat e para  raportohet për aksident trafiku  me të lënduar i ndodhur në  rrugën  rajonale Mitrovicë -Istog fshati Runikë,  dy vetura civile të përfshira, ndërsa pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësorë.”, u shprehë ai. /Indeksonline/