14:40 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Detaje për aksidentin fatal, në Komoran

Sot rreth orës 12:00, në rrugën Komoran-Carralevë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një këmbësore ka vdekur.

Policia Rajonale e Prishtinës ka bërë të ditur se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit “Mercedes” dhe një këmbësore.

“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja: Xh.A., 28 vjeçe, e cila nuk ka mundur t’u përballonte plagëve të mara dhe ajo ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në Komoran. Ngasësi i automjetit Mercedes , B.Z., 53 vjeç, mashkull, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48-orësh”, ka deklaruar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë në Prishtinë.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Indeksonline/