21:17 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Policia jep detaje për aksidentin me të lënduar në Arllat (Foto)

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit që ndodhi sot në Arllat, e ku mbetën të lënduar tre persona.

PK bën të ditur se personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.

“Sot me date 02.07.2018 rreth ores 19:35 min,  ne aksin rrugor (ne autostrade) Arllat – Peje ne afersi te udhekryqit te Arllatit ka ndodhur nje aksident trafiku ne te cilin jane involvuar dy automjete civile . Si pasoj e aksidentit lendime trupore kane pesuar tre persona. Te lenduarit jane derguar ne tretman mjekesor. Gjendja shendetsore e te lenduarve sipas mjekeve raportohet te jete jashte rrezikut per jete. Me rast jane duke u mare njesiti i Autostrades se PK”, thuhet në një përgjigje për Indeksonline.