11:49 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Policia jep detaje për aksidentin në aksin rrugor Gjakovë-Klinë

(I plotësuar 12:40) Të lënduarit në aksidentin e trafikut në rrugën Gjakovë-Klinë janë nisur në drejtim të Pejës për të marr trajtimin mjekësor.

Kështu ka njoftuar për Indeksonline Policia Rajonale e Gjakovës, të cilët thonë se janë duke pritur për informacione shtesë kur ata të arrijnë në Spitalin e Pejës.

Megjithatë, sipas informacioneve të deri tanishme, sipas tyre, njëri nga të përfshirët në këtë aksident është në gjendje më të rëndë, ndërsa të tjerët në gjendje më të lehtë.

Sipas komandantit të trafikut rrugor, Albin Satahqija, arsyeja e këtij aksidenti ku janë përfshirë tre vetura është tejkalimi në vendin jo të duhur.

“Nga ky aksident dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa të lënduarit janë nisur në drejtim të Pejës. Por, sipas informacioneve që kemi njëri nga ta është në gjendje më të rëndë, ndërsa të tjerët në gjendje më të lehtë shëndetësore”, ka thënë ai./Indeksonline/

……………………………………………………………………………………

T: Aksident i rëndë trafiku në aksin rrugor Gjakovë- Klinë, dyshohet për viktima    

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në aksin rrugor Gjakovë- Klinë.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se lëndime të rënda trupore kanë marrë disa persona dhe dyshohet në viktima.

Të përfshira janë tri  vetura, një “Mercedes” dhe “Opel Astra”. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëhere Policia e Kosovës.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin në fjalë. /Indeksonline/