75 Mall Live Search
23:58 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / MSH

Policia jep detaje për aksidentin në Dardani të Ferizajt

Indeksonline raportoi më herët lidhur me një aksident të trefishtë, të ndodhur në fshatin Dardani të Ferizajt.

Aksidentin në fjalë, në të cilin u përfshinë dy vetura dhe një motoçikletë, e konfirmoi edhe Drejtori i Policisë në Ferizaj, Basri Shabani.

Shabani konfirmoi për Indeksonline se nga ky aksident ka edhe të lënduar.

“Po mund të konfirmoj. Kemi një aksident ku janë të përfshirë dy automjete dhe një motoçikletë. Katër persona janë të lënduar, aktualisht po trajtohen në emergjencën e Ferizajt!” pohoi Shabani për Indeksonline.