21:56 / E Martë, 02 Mars 2021 / OSH

Policia jep detaje për aksidentin në Ferizaj: Katër persona u lënduan

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti në mes të dy veturave në pasditen e sotme në magjistralen Prishtinë-Ferizaj. Njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe trajtimi i tij po vazhdon në Prishtinë, raporton Indeksonline.

Ndërkohë tre personat e tjerë të përfshirë në aksident janë trajtuar në spitalin rajonal të Ferizajt.

Detaje për këtë rast ka dhënë për Indeksonline, togeri Agim Gashi.

“Mund të ju konfirmojë se rreth orës 18:30 një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve. Katër persona kanë mbetur të lënduar. Njëri prej tyre është dërguar në Prishtinë, ndërsa të tjerët janë trajtuar në Ferizaj”, ka deklaruar Gashi./Indeksonline/