23:20 / E Shtunë, 16 Shtator 2023 / MSH

Policia jep detaje për aksidentin në Ozdrim që përfundoi me fatalitet për dy persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Ozdrim të Pejës, ku dy persona kanë vdekur dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Teksa me rastin po merren Njësitet e trafikut, viktima që pësoi lëndime trupore është bartur drejt Spitalit për tretman mjekësor, ndërsa drejtuesi i automjetit është vetëdorëzuar në polici.

Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sonte rreth orës 21:30, policia është informuar se ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Ozdrim të Pejës, ku janë përfshirë një veturë dhe tre këmbësorë. Nga aksident, dy këmbësorë kanë ndëruar jetë në vend ngjarje kurse i treti është dërguar për trajtim në Spitalin Rajon të Pejës dhe është në gjendje të rëndë”, ka thënë Rugova.