20:34 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka konfirmuar se një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 17:30  në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Zyrtarja e Policisë për këtë rajon, Flora Ahmeti ka thënë për Indeksonline se në këtë aksident janë të përfshira dy automjete.

Ajo ka treguar se si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 17:30 ka ndodhur një aksident trafiku ne rrugën Prishtine-Fushë Kosovë, ku  janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar. Të njëjtit janë dërguar per tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Më tutje, Ahmeti ka theksuar se me rastin po merret njësiti i trafikut.

Ndryshe, dy veturat e aksidentuara janë një “Passat” dhe një “Mercedes”.

Aksident trafiku në Fushë Kosovë, ka të lënduar