15:55 / E Shtunë, 27 Janar 2018 / indeksADMonline

Policia jep detaje për aksionin e mbrëmshëm në Prishtinë [Video-Foto]

Policia e Kosovës dje në orët e vona  ka realizuar disa aksione në disa lokacione, gjegjësisht në kafe-bare dhe klube nate, ku dyshohej për konsumim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Sipas policisë, ky aksion ishte i mbështetur në Urdhëresën e lëshuar nga organet e drejtësisë rreth orës 22:00. Këtë e ndërmarrën Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik dhe Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar, si bartëse të operacionit policor, por  të mbështetura edhe nga njësi tjera policore (NJSO dhe K9 ka zbatuar një plan operativ në kryeqytet, shkruan Indeksonline.

Gjatë kontrollit në disa nga lokalet, janë arrestuar tre të dyshuar si dhe janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një sasi e substancës narkotike, disa armë të ftohta (thika dhe boks hekuri).

Gjithashtu, PK-ja  mbetet e përkushtuar në luftën ndaj çdo veprimtarie kriminale dhe zotohet se operacione të tilla do të ndërmarr edhe në të ardhmen për të siguruar rend dhe ligj.

Ndryshe, për këtë aksion mbrëmë kishte raportuar edhe Indeksonline ku ka sjellur pamje nga vendi i ngjarjes.

Më poshtë shikoni pamjet e këtij aksioni:

/Indeksonline/

 

Aksion i Policisë tek Lokalet e Lesna-s, disa të arrestuar (Video)