14:23 / E Enjte, 08 Qershor 2023 / AR

Policia jep detaje për aksionin e sotëm

Policia e Kosovës është deklaruar për aksionin që po zhvillohet gjatë ditës së sotme.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Baki Kelani ka thënë se operacioni po zhvillohet në disa lokacione në rajone të ndryshme.

“Policia e Kosovës, në këtë rast Departamenti i Policisë Kufitare nën asistimin e njësiteve relevante policore, është duke e realizuar një operacion të gjerë policor i cili përfshinë disa lokacione në rajone të ndryshme. Operacioni policor ka për qëllim parandalimin dhe luftimin e kontrabandimit të mallrave dhe vepravetjera kriminale. Pas përfundimit të operacionit pritet të bëhen të ditura detajet”, ka thënë Kelani./Indeksonline/