75 Mall Live Search
17:58 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Policia jep detaje për arrestimin në Ferizaj (Foto/Video)

(E plotësuar,18:20)

Pak më parë Indeksonline ka raportuar për arrestimin e dy personave në Ferizaj nga Policia e Kosovës.

Indeksonline ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi i cili ka konfirmuar se dy persona janë shoqëruar për në stacionin e policisë.

Sipas tij personat në fjalë janë shoqëruar për në polici pas një dyshimi mbi ta.

“Janë parë si të dyshuar teksa kanë qëndruar dhe janë sillur për kohë të gjatë tek një objekt dhe më pas janë shoqëruar për t’u intervistuar. Nuk ka diçka më tepër” ka thënë Gashi./Indeksonline/

……………………………………..

Arrestohen dy persona në Ferizaj (Foto/Video)

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Ferizaj.

Të njejtëve dyshohet se gjatë kontrollit të veturës i është gjetur substancë narkotike.

Në pamjet e siguruara nga Indeksonline, shihet momenti kur policia i futë të dyshuarit në automjetin e policisë, duke i shoqëruar në stacionin policor./Indeksonline/