10:59 / E Martë, 06 Gusht 2019 / indeksADMonline

Policia jep detaje për bastisjen e shtëpisë së Ivan Ristiqit

Njësia speciale e Policisë së Kosovës ka bastisur shtëpinë e anëtarit të Asamblesë Komunale në Ranillug, Ivan Ristiq, në mëngjesin e sotëm

Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata kompetente, ka realizuar një bastisje në shtëpi private, në një fshat të Komunës së Ranillukut. Për detaje tjera mund tiu informojmë pas përfundimit të operacionit policor ”, ka thënë Kelani./Indeksonline/