75 Mall Live Search
08:35 / E Shtunë, 11 Prill 2026 / F.R

Policia jep detaje për incidentin në Ferizaj: Plagosi të dashurën dhe më pas veten, po trajtohen në QKUK

Të premtën rreth orës 21:58 policia ka njoftuar dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri drejt të dashurës së tij dhe më pas ka qëlluar veten.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me një karikator gjashtë fishekë dhe tri gëzhojat e armës së përdorur.

“VRASJE NË TENTATIVË

Ferizaj 10.04.2026, 21:58. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri drejt të dashurës së tij dhe më pas e qëllon veten. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me një  karikator gjashtë fishekë dhe tri gëzhojat e armës së përdorur. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/