11:56 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Policia jep detaje për një mjet shpërthyes, në vendin ku po ndërtohet Xhamia e Madhe

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me një mjet të pa shpërthyer, në vendin ku po ndërtohet Xhamia e Madhe në Prishtinë.

IndeksOnline, mëson se punimet janë ndërprerë, për të hetuar rastin.

“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimt shpërthyes në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë. (dyshohet se është mjet i mbetur para shumë kohësh në atë zonë ) Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, ka thënë për IndeksOnline, Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës. /IndeksOnline/

No description available.