17:49 / E Mërkurë, 01 Maj 2024 / MSH

Policia jep detaje për plagosjen në Podujevë

Indeksonline raportoi sot se në Lupç të Epërm të Podujevës, katër persona janë plagosur si pasojë e një mosmarrëveshjeje.

Burimet pohuan se rasti ka ndodhur mes anëtarëve të familjes Menxhiqi, të cilët edhe në të kaluarën kanë pasur incidente të ngjashme.

Rastin ndërkohë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë).

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit” ka deklaruar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.