20:50 / E Enjte, 13 Janar 2022 / OSH

Policia jep detaje për përplasjen e policëve me hajnat në Podujevë

IndeksOnline më parë raportoi se në orët e mbrëmjes të së enjtes disa persona janë future me forcë në brendësinë e një shtëpie në Dobërdol të Podujevës.

Zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti, në një prononcim për IndeksOnline bëri të ditur se në ikje e sipër njëri nga personat e dyshuar ka shtënë me armë zjarri.

Ajo tha se  nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 18:20, kemi pranuar informatën se në një shtëpi në fshatin Doberdol të Podujevës, me forcë janë futur persona të dyshuar.

Me të marrë informatën policia ka dalë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të personave të dyshuar.

Në ikje e sipër njëri nga personat e dyshuar ka shtënë me armë zjarri, nuk raportohet për persona të lënduar.

Aktualisht policia janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, tha ajo./IndeksOnline/