12:24 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

Policia jep detaje për rastin ku përdori forcën për arrestimin e taksistit në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot rreth orës 01:00 në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë një person që punon si taksist në një nga kompanitë që operon në kryeqytet.

Policia e Kosovës ka përdorër forcën për ta arrestuar për shkak të rezistencës së të dyshuarit.

Zëdhënësja e PK, Flora Ahmeti, për IndeksOnline ka thënë se i dyshuari është arrestuar për shkak të mospërfilljes së udhrave.

E për këtë i është shqiptuar edhe një gjobë për kundërvajtje ligjit 03 L 142.

Sipas këtij ligji “Kushdo që me dashje nuk përfill urdhrin e ligjshëm të zyrtarit lidhur me rendin dhe qetësinë publike dënohet për kundërvajtje. Nëse kundërvajtja nga paragrafi 1 i këtij neni është kryer nga personi fizik, ai /ajo dënohen me gjobëprej njëqind (100) deri shtatëqind (700) Euro apo me dënimin me burg deri në dyzet (40) ditë”.

Ndërsa, në videon që ka siguruar IndeksOnline, arrestuari dëgjohet gjatë gjithë kohës duke i thënë policëve se “kujt ti motrën” dhe se “do të dërgojë në Inspektorat (Policor)”.

Këtë e kanë thënë edhe për IndeksOnline një dëshmitare.

Për këtë rast, Ahmeti ka thënë se “është kompetencë e Inspektoratit Policor të  Kosovës për hetim dhe trajtim të mëtejmë të rastit”.

“Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 01:00 në lagjen Dardania.

Sa i përket kompetencës së policisë me udhëzim të prokurorit kujdestar palës i është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit 03 L 142, Neni 16, Mospërfillja e urdhrave te ligjshëm.

Policia e Kosovës është e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore me qellim të ofrimit të sigurisë dhe parandalimit.

Në të gjitha rastet ku mund të paraqitet ndonjë lëshim eventual nga zyrtarët policor, është kompetencë e Inspektoratit Policor të  Kosovës për hetim dhe trajtim të mëtejmë të rastit”, tha ajo./IndeksOnline/