75 Mall Live Search
18:45 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Policia jep detaje për të lënduarit e Bechtel- Enkas

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajit  ka konfirmuar se para pak minutash në vendin e quajtur “Uji i thartë” në Han të Elezit janë rrëzuar disa materiale të rënda ndërtimore, si pasojë e kësaj tre punëtorë të kompanisë Bechtel-Enka kanë pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i PK-së për këtë rajon, Agim Gashi ka thënë se një pjesë e vinçit është rrëzuar. Sipas tij, tre persona janë dërguar fillimisht në Ambulanten e Kaçanikut për të proceduar më tutje në qendrën mjekësore në Ferizaj.

“Mund të konfirmojë se një pjesë e vinçit është rrëzuar  me ç’rast tre persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar fillimisht në Ambullanten në Kaçanik dhe më pas për tretman të nevojshëm mjekësor në Ferizaj”, ka thënë Gashi për Indeksonline.

Më tutje, ai  ka shtuar se sipas mjekëve gjendja e tyre është  jashtë rrezikut për jetë por kryesisht me disa lëndime mesatare trupore./Indeksonline/

Lëndohen rëndë disa punëtorë të Bechtel-Enkas