19:02 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Policia jep detaje për të shtënat me armë në drejtim të një veture në Prishtinë (Foto)

Policia e Kosovës e cila të mërkurën ndoqi një veturë të dyshuar në Prishtinë të cilën për ta ndalur përdori armët, pas intervistimit të personave të dyshuar ka bastisur edhe lokacionet ose vendbanimet e të arrestuarve ku ka konfiskuar substanca të dyshuara narkotike.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë kanë thënë se zyrtarët policor që ishin në ndjekje të veturës së dyshuar janë detyruar që të përdorin armën zyrtarë për t’i goditur gomat e veturës që ajo të ndalët dhe të mos rrezikohen tutje kalimtarët.

“Me datë 09.02.2018 rreth orës 14:00 njësia në rroba civile gjatë patrullimit në rrugën “Simon Shiroka”, ka hasur në personat e lartcekur të cilave gjatë kontrolle tek personi i tretë i janë gjetur 7 qese të vogla të dyshuara të jenë substanca narkotike e llojit marihuanë. Ndërsa tek personi i pare i janë gjetur 1 qese e vogël dhe një cigare e mbështjellë e dyshuar me substance narkotike te llojit marihuan.

Gjate intervistimit dyshuar i trete ka deklaruar që në shtëpinë e tij ka edhe dy kavanoza me substanca narkotike.

Njësia me rroba civile se bashku me hetuesit e stacionit Qendra dhe e asistuar nga njësia Anti Drogës fillimisht janë konsultuar me prokurorin kujdestar me urdhër të tij kanë vazhduar për në bastisje për në lokacionin e personit te dyshuar.

Pastaj njësia ka vazhduar për në rrugën “Muharrem Fejza”, për të kryer bastisje dhe gjate kontrolles, kane gjetur një sasi të konsiderueshme dyshohet te jete substance narkotike. Njësitë janë ende ne lokacion duke kryer kontrollin në tërësi dhe për informata te tjera do ju njoftojmë me raport shtesë”, thuhet në këtë raport të Policisë së Kosovës. /Indeksonline/