09:07 / E Mërkurë, 24 Prill 2019 / indeksADMonline

Policia jep detaje për gjuajtjen me armë në Sibovc të Podujevës

Mbrëmë janë dëgjuar të shtëna armësh në Sibovc të Podujevës.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Indekksonline ka dhënë detaje lidhur me rastin.

Ajo ka theksuar se dyshohet që me armë zjarri është shtënë në drejtim të veturës e cila po qarkullonte në drejtim të Podujevës.

“Rreth orës 22:30 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në fshatin Sibovc të Podujevës. Sipas informatave fillestare dyshohet se me armë zjarri është shtënë në drejtim të një automjeti Golf VII, i cili po qarkullonte në drejtim të Podujevës”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se automjeti është konfiskuar nga ana e policisë për ekzaminim.

Ndërkohë që hetuesit policor në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë përkatëse janë duke punuar në ndriçimin e kësaj ngjarje./Indeksonline/