09:08 / E Enjte, 25 Qershor 2020 / indeksADMonline

Policia jep detaje për therjen e djeshme në Mitrovicë

Gjatë ditës së djeshme IndeksOnline ka raportuar se Policia e Kosovës kishte parandaluar një therje të mundshme mes të rinjve në Mitrovicë, ndërsa sot PK jep detaje për ngjarjen se si ka ndodhur.

Në raportin 24 orësh thuhet se një person është arrestuar pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar zyrtar policor jashtë detyre i cili si pasoj e sulmit ka pranuar tretman mjekësor.

Ngjarja që ka ndodhur në sheshin “Mehë Uka” në mes të ditës, ashtu edhe siç ka raportuar IndeksOnline ka ndodhur  pasi që  polici ishte ballafaquar me të dyshuarin gjatë intervenimit pasi i dyshuari kishte tentuar ti godas me një thikë dy viktima meshkuj kosovarë.

Policia bën të ditur se nga i dyshuari është konfiskuar një thikë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /IndeksOnline/