75 Mall Live Search
09:42 / E Hënë, 20 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Policia jep detaje për vetaksidentin në Deçan

IndeksOnline më herët raportoj për një vetaksident që ka ndodhur sot rreth orës 06:00 të mëngjesit në Deçan, përkatësisht tek rrethi i Carrabregit.

IndeksOnline mëson se si pasojë e këtij vetaksidenti, vetura është rrokullisur dhe personi që e ngiste veturën ka pësuar lëndime trupore.

I njëjti është dërguar në Spitalin e Pejës për tretman mjekësor.

‘’ Sot rreth orës 05:35, Policia është informuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në Qendër të Deçanit, si pasojë e këtij vetaksidenti një (1) person ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar ne Spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor’’, tha për IndeksOnline, zëdhënësi për informim Driton Rugova. /IndeksOnline/