07:56 / E Hënë, 20 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Rrokulliset një veturë në Deçan

Një vetaksident ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 06:00, të mëngjesit në Deçan, përkatësisht tek rrethi i Carrabregit.

Si pasojë e këtij vetaksidenti, vetura është rrokullisur.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar dhe shkaktarët.

IndeksOnline do të ju mbajë të informuar… /IndeksOnline/