22:45 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Policia jep detaje për veturën e djegur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Një veturë është djegur në rrugën Prishtinë-Ferizaj afër udhëkryqit të fshatit Llugaxhi.

Për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka dhënë detaje nga ky incident.

Ai ka treguar që asnjë person nuk është lënduar dhe se policia bashkë me zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes.

“Një veturë është djegur ne rrugën Prishtine – Ferizaj afër udhëkryqit të fshatit Llugaxhi. Njësitet policore kane dale ne lokacion dhe ato te zjarrfikësve kanë intervenuar për ta fikur zjarrin qe ka kapluar veturën. Nuk raportohet për ndonjë person te lënduar si pasoje e zjarrit.”, tha Hoxha./Indeksonline/