11:00 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Policia jep detaje për vrasjen e futbollistit kosovar (Foto)

Policia e Kosovës e ka identifikuar personin që la të vdekur 17 vjeçarin Sh.P., mbrëmjen e djeshme, në Prishtinë. Kështu bëjnë me dije burime të “Indeksonline” brenda policisë.

Ndërsa, i kontaktuar nga “Indeksonline”, zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha ka thënë se i dyshuari gjendet në arrati dhe po kërkohet intensivisht vendndodhja e tij.

“Rr. Gustav Majer, Prishtinë, 09.12.2017-19:10. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar, për shkaqe te panjohura ka sulmuar fizikisht duke e therë me thikë viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK , ku rreth orës 22:00 ka ndërruar jete. Ne vendin e ngjarjes kane dalur njësitet përkatëse policore, ndërsa i dyshuari gjendet ne arrati”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Indeksonline ka raportuar që i dyshuari është L.P., ndërkaq tashmë i ndjeri SH.P., ishte pjesë e një ekipi kosovar të futbollit.

 

 

/Indeksonline/