13:22 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Në Vlorë, vetëm 17 vjeç dhe pistoletën në brez

Një 17-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga patrullat e Policisë së Vlorës, pasi lëvizte me armë zjarri pa leje.

Shtetasi nga Vlora, S. K., është ndaluar nga shërbimet policore në lagjen “Pavarësia 2”, pasi posedonte një armë zjarri tip pistoletë, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore ndaj tij i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Vlorës për veprën penale të “prodhimit e shitjes së armëve luftarake dhe municioneve”.