09:53 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / MSH

Policia jep detaje për vrasjen që ndodhi dje në Kolovicë

Një person u privua nga jeta dje në Kolovicë të Vjetër në Prishtinë.

Policia ndërkohë ka bërë me dije rrethanat e rastit.

Sipas policisë, deri sa një i dyshuar ishte për gjueti, nga pakujdësia qëlloi drejt viktimës, të cilit i shkaktoi lëndime vdekjeprurëse.

Rasti ndodhi diku rreth orës 10:35, raporton Indeksonline.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK” thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, njësitet relevante kanë dalur në vendngjarje.

Një pushkë gjuetie dhe shtatë fishekë u konfiskuan nga i dyshuari.

I dyshuari u intervistua dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/