75 Mall Live Search
08:57 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Policia jep detaje për zjarrin e mbrëmshëm në një banesë në Gjilan

Indeksonline gjatë natës së kaluar ka raportuar për një zjarr në një banesë në Gjilan.

Sipas Policisë së Kosovës si pasojë e zjarrit nuk ka asnjë person të lënduar.

Zjarri në fjalë kishte shpërthyer në një banesë në katin e pestë dhe rasti tashmë është duke u hetuar, shkruan Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Me 29 gushtë 2018, rreth orës 21:20 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë se një zjarre i fuqishëm ka shpërthyer në një Banesë në Rrugën “Esat Berisha”  këtu në Gjilan .  Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se zjarri kishte shpërthyer në  një banës në “katin e V”, të një blloku banesash.  Njësitet reaguese kanë dalë  me urgjencë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe njësiti i zjarrfikësve  të cilët kanë arrite ta lokalizoj  zjarrin. Po ashtu  është bërë evakuimi i qytetarëve . Në banës në momentin  kur ka ndodhë rasti,  s`ka qenë askush.  Është  intervistuar pronarja e banesës shqiptare shtetase e Kosovës, fatmirësisht askush nuk është lënduar, gjersa dëmet llogariten të jenë të konsiderueshme. Vendi i ngjarjes është proceduar nga Krim teknika, po ashtu  është  kontaktuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.

Temat: