17:26 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Policia jep detaje rreth aksidentit në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Pak momente më parë u  raportua rreth një aksidenti në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Vranidoll.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Indeksonline ka dhënë detaje rreth këtij aksidenti.

Nga ky aksident kanë kërkuar ndihmë mjekësore dy persona, ku kanë pësuar lëndime të lehta.

Aksidenti ka ndodhur mes katër automjeteve, një autobusi, një fugoni dhe dy veturave.

Me rastin është duke u marrë njësia e trafikut./Indeksonline/