11:35 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Policia jep sqarime për banesën e djegur në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë sqarime për banesën e djegur para pak minutash në rrugën “Afrim Vitia” në Prishtinë.

Sipas zyrtares për informimin, Flora Ahmeti nga ky zjarr ka dëme materiale por jo edhe të lënduar.

Në momentin kur ka shpërthyer zjarri në banesë ishin katër persona por të cilët kanë shpëtuar pa lëndime. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe të zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.

Ndryshe, edhe ekipi i Indeksonline ka qëndruar aty, duke raportuar nga vendi i ngjarjes./Indeksonline/