10:06 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / A. M.

Policia kap hajnat në Podujevë, pamje nga vjedhja!

Policia në bashkëpunim me hetuesin në Podujevë, ka arrestuar hajnat që kryen vjedhje me 21 janar në disa lokale.

Komandanti i Stacionit të PK-së në Podujevë, Isak Ejupi ka konfirmuar rastin për “Indeksonline”.

“Po, janë arrestuar dy të dyshuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, të njëjtit gjatë procedurës hetimore e kanë pranuar autorësinë e kësaj vepre”, është shprehur ai.

Indeksonline ju sjellë disa pamje: