09:16 / E Premte, 20 Gusht 2021 / OSH

Policia kap në flagrancë mitrovicasin duke mbjellur “Kanabis Sativa”

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arritur të arrestojë një person në Mitrovicë, pasiqë i njëjti është kapur duke vjelur bimë narkotike “Kanabis Sativa”.

“Rr. Shala e Bajgorës, Mitrovicë, 19.08.2021 – 13:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se nga njësitë relevante policore është hasur duke vjelur disa bimë të dyshuara narkotike  Kanabis Sativa. Në dy lokacione te i dyshuari,  njësitë  policore kanë gjetur  dhe sekuestruar 267.7 gram substanca të dyshuara narkotike dhe gjashtë bimë Kanabis Sativa  me gjatësi 60 deri 160 cm.  Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./IndeksOnline/