75 Mall Live Search
14:32 / E Hënë, 13 Janar 2025 / Z S

Policia kërkon ndihmë për kapjen e një gruaje, dyshohet për veprën penale “Vjedhje”

Policia e Kosovës po kërkon nga qytetarët ndihmë për kapjen e një gruaje.

Ajo dyshohet se kreu veprën penale ‘’Vjedhje’’.

‘’Njësiti i hetimeve të stacionit policor qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit që shihet në fotografi. E dyshuara kërkohet për veprën Vjedhje’’, thuhet në njoftim.

Nga policia thonë se kushdo që ka informata në lidhje e këtë të kontaktojnë policinë përmes numrit 192./Indeksonline/