12:26 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Policia konfirmon arrestimin e të dyshuarit për vrasje të dyshimtë në Prishtinë (Foto/Video)

Policia e Kosovës ka konfirmuar sot arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e dyshimtë të Arianit Gashit dhe Eron Agajt që kishte ndodhur vitin e kaluar tek Parku i qytetit në Prishtinë.

Indeksonline mëngjesin e djeshëm ka raportuar për arrestimin e këtij të fundit, përderisa Policia sot ka konfirmuar rastin duke shtuar se ai është dërguar në mbajtje.

Më poshtë keni edhe pamjet e djeshme nga arrestimi i të dyshuarit, Lulzim Idrizi./Indeksonline/