23:33 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

Policia konfirmon plagosjen e dy personave në Lipjan

Ende nuk dihen motivet që kanë quar deri te plagosja e dy personave në Lipjan.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes derisa Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Indeksonline se personat e plagosur janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 21:40 është raportuar për dy persona të plagosur në Lipjan, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia me njësitet e saj ju ka përgjigjur rastit dhe është në proces të ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore në funksion të sqarimit të plotë të rrethanave dhe motivit të këtij incidenti” ka thënë zëdhënësi Daut Hoxha për Indeksonline. /Indeksonline/