75 Mall Live Search
21:48 / E Diele, 27 Dhjetor 2020 / Blerim

Policia konfirmon se ka gjuajtur në drejtim të personit që plagosi 2 persona në Podujevë

B.H i njohur si Ciprra, është i dyshuari që plagosi dy persona sonte në qendër të Podujevës.

I njëjti është në kërkim të Policisë, derisa ai është i njohur edhe më parë nga organet e drejtësisë, pasi që 7 muaj më parë u lirua nga burgu, ndërsa gjatë verës që lamë pas po ashtu plagosi një person në Podujevë, por që s’arriti të kapet, transmeton IndeksOnline.

IndeksOnline gjithashtu ka raportuar se i dyshuari, pasi plagosi sonte dy persona në rrugën “Zahir Pajaziti” më pas u përlesh me armë zjarri edhe me policinë.

Këtë e ka konfirmuar Isak Ejupi, komandat në Stacionin e Policisë në Podujevë.

“I dyshuari është përleshur me policinë. Por, që fatmirësisht nuk ka të lënduar. Kemi shti në drejtim të tij, po që është shmangur dhe nuk dimë për gjendjen e tij”, ka thënë ai.

Ndryshe, personat e plagosur janë duke marrë tretman mjekësor në QKMF-në e Podujevës./Indeksonline

Pamje nga vendi i ngjarjes: