08:51 / E Hënë, 01 Mars 2021 / OSH

Policia konfirmon vdekjen e një personi në Studenicë të Istogut

Në natën e mbrëmshme në fshatin Studenicë të Istogut, është gjetur pa shenja jete te varrezat e këtij fshatin një person.

IndeksOnline mëson se bëhet fjalë për Gazmend Zeqirajm, i cili vjen nga po ky fshat.

Ndërsa lajmin për IndeksOnlinen e ka konfirmuar zyrtari për informim i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Më 28.02 gjatë natës së mbrëmshme në  polici është raportuar për një rast në fshatin Studenicë, një person i shtrirë. Me të marrë informacionin policia ka dalë në vendin e ngjarjes, gjen një person të shtrirë, kurse vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Viktima është marrë nga Instituti Mjekoligjor, për obduksion. Ndërsa rasti i vdekjes po hetohet”, tha Rugova.

Detaje të tjera ende nuk dihen./IndeksOnline