17:13 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Policia konfiskon drogë, paketimi kishte të vendosur fotografinë e CR7

Një sasi drogë në vlerë të 3500 funtesh me fotografinë e Cristianos Ronaldos në paketim është konfiskuar në Francë.

Policia në Bouches-du-Rhone ka konfiskuar 517 gramë kanabis dhe 50 gramë kokainë nga një shitës ilegal.

Dhe në mënyrë të çuditshme, paketimi i kësaj droge ishte me fotografitë e fundit të Ronaldos me fanellën e Juventusit, transmeton IndeksOnline.

Zakonisht, ylli portugez i ka fotografitë e tij të vendosura në produkte të vështira, por jo pikërisht në këtë mënyrë.

Është ende e pa qartë se pse fotografia e Ronaldos ka qenë e paraqitur në paketimin e këtyre lëndeve narkotike.

Përndryshe, Juventusi i Cristiano Ronaldos ka mësuar sot kundërshtarin për fazën e eliminimit direkt në Champions League – dhe është Atletico Madridi./IndeksOnline/