08:21 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Policia konfiskon një armë në Skenderaj

Me datën 12.11.2019, rreth orës 16:20, në Stacioni Policor Skenderaj është pranuar informata për një mosmarrëveshje, ku një person ka qëlluar një reflektor që e ndriçon rrugën.

“Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë arritur ta identifikojnë dhe ta kontaktojnë personin e dyshuar M. D., 31 vjeçar, nga i cili si provë materiale është konfiskuar një armë gjuetie dhe 1 gëzhojë, për të cilën armë personi i dyshuar nuk posedonte leje”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Indeksonline.

Pas procedurave intervistuese, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt, ku ndaj tij është iniciuar rasti për ‘përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe ‘dëmtim i instalimeve publike’./Indeksonline/