11:53 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Policia konfiskon pistoleta në Pejë

Përgjatë të njëjtës ditë, në lokacione të ndryshme të Pejës janë konfiskuar armë.

Në rrugën Beteja e Logjës është raportuar se gjatë kontrollit tek i dyshuari policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy karikatorë dhe 5 fishekë, transmeton Indeksonline.

Policia gjithashtu ka arritur të konfiskojë është një pistoletë  me 6 fishekë në fshatin Beran dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dy rastet procedohen në procedurë të rregullt./Indeksonline/