15:54 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / OSH

Policia konfirmon: Vetura goditi një 11 vjeçar në Han të Elezit

Një 11-vjeçar është goditur nga një veturë në orët e pasditës të enjten në Han të Elezit.

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnlinen zëdhënësi i PK-së në rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.

Ai tha se njësitet policore janë në vendin e ngjarjes dhe se po merren me rastin.

Ndërsa fëmija është dërguar për trajtim mjekësor në ambulancë./IndeksOnline/