75 Mall Live Search
19:10 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / Blerim

Policia e Kosovës: Një person i lënduar në aksidentin e Podujevës

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksidentin që raportoi pak më parë IndeksOnline se në rrugën “Skënderbeu”, në qytetin e Podujevës.

“Sot rreth orës 18:00 në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tri automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit është lënduar një person”, ka bërë të ditur për IndeksOnline zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut rajonal.