16:59 / E Mërkurë, 22 Shtator 2021 / AR

Policia Kufitare e Kosovës ndalon një person të dyshuar për kontrabandim me migrantë

Policia e Kosovës, konkretisht njësitet e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare ”Perëndimi” në Gjakovë, Stacioni për Mbikëqyrje te Kufirit në Vërmicë gjatë realizimit të Planit Operativ “Migrimi i parregullt” sot me datë 22.09.2021, rreth orës 14:10, gjatë patrullimit kanë ndaluar  një automjet me targa vendore.

Policia ka ndërmarr veprime konkrete, ku gjatë kontrollit të automjetit zyrtarët policorë kanë vërejtur se në automjet ishin disa qytetarë, 5 persona të rritur dhe 4 të mitur, të cilët kanë rezultuar të jenë  migrantë, shtetas të huaj.

Është inicuar rasti ndaj një personi të dyshuar për “ Kontrabandim me migrantë”  si dhe janë njoftuar të gjitha njësitet relevante, përfshirë njësinë për migrim dhe të huaj, të cilat kanë dal në vendin e ngjarjes për trajtim dhe  procedim të mëtutjeshëm të rastit dhe trajtim të personave të huaj, sipas ligjeve në fuqi për të huajt.

Të gjitha veprimet policore janë kryer në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë kompetente.

Një (1) person i dyshuar, R.F. (1987) shtetas kosovar, është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të rastit, për procedura të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës metët e përkushtuar në parandalimin, luftimin e të gjithë  veprimtarive  të kundërligjshme.