16:55 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Policia largon kalimtarët nga kjo rrugë në Prishtinë, është rrezik (Foto)

Policia e Kosovës nuk është duke lejuar kalimin e këmbësorëve tek fakulteti i FSHM-nsë.

Shkak për këtë është bërë luhatja e disa skeleve të punës të cilat shihen se po përbëjnë rrezik për kalimtarët.

Policia e Kosovës e ka rrethuar këtë zonë dhe është duke u marrë me evitimin e çdo incidenti të mundshëm.

Kujtojmë se pak javë më parë një pjesë e fakultetit ishte djegur nga pakujdesia ndërsa tani ishte duke u bërë renovimi i pjesës së djegur./Indeksonline/