19:49 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / Blerim

Policia malazeze arreston 24 persona për trafik droge, Abazoviç: Shteti po lufton krimin e organizuar

24 persona, të cilët ishin pjesë e trafikut të drogës, janë arrestuar ditën e sotme në Mal të Zi.

Mediat vendase bëjnë me dije se të arrestuarit akuzohen për trafik droge, ndërkohë që në bazë të operacionit policia ka sekuestruar 2.5 tonë marijuanë. Veprimi u krye nga oficerët e Sektorit për Luftën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Departamentin për Luftën kundër Kontrabandës së Drogës, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Në lidhje me operacionin ka reaguar edhe zëvendës kryeministri Dritan Abazoviç, i cli në një postim që ka bërë në rrjetet sociale,  tha se “duket se shteti po funksionon”.

“Malit i Zi më në fund po bëhet armiku më i madh i krimit të organizuar! Unë e mirëpres aksionin e policisë dhe Departamentin për Luftimin e Kontrabandës së Drogave – SBPOK, ku disa persona u arrestuan për trafik droge. Ky është vetëm fillimi!”, shkroi ai në llogarinë personale në Twitter.