20:25 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Policia malazeze do sqarime për një shtetas që është dhunuar në Gjakovë nga një burrë (Video)

Policisë së Gjakovës, të dielën u erdhi një kërkesë zyrtare nga kolegët e tyre malazezë.

Këta të fundit duan që të informohen rreth rastit të shtetasit të tyre, L.G nga Mali i Zi, i cili i ka deklaruar autoriteteve të atjeshme se është mbajtur për muaj në Gjakovë nga E.G.

Sipas malazezit, E.G fillimisht kishte kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë, por me pas ai e ka mbajtur të mbyllur dhe ka abuzuar seksualisht me të.

Kosovari, sipas edhe të një raportit nga forumi LGBT Progres nga Mali i Zi, e ka mbajtur të mbyllur në Gjakovë për rreth 5 muaj malazezin, dhe gjatë kësaj kohe e ka dhunuar.

Mirëpo, Kristë Gjoka nga Policia e Gjakovës thotë se në rastin që është raportuar në stacionin e Gjakovës, nuk është njoftuar se ka pasur dhunë nga asnjëra palë. Sipas tij, shtetasi kosovar është ankuar se po e shantazhon ish i dashuri i tij nga Mali i Zi.